• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

CERTIFIKIME PËR UDHËHEQËSINË E FTK-SË NGA KOK DHE KOB

KOK dhe KOB certifikojnë Presidentin z. Nuhi Gashi dhe Sekretarin gjeneral z. Enis Qafëleshi

Komiteti Olimpik i Kosovës ka organizuar seminarin dyditorë “Rendesia e planifikimit strategjik dhe instrumenti Roadmap 2016-2020” ku pjesmarrës ishin të gjithë Sekretarët e Federatave. Ky seminar u mbajt në ambientet e Hotelit Sirius në Prishtinë me datën 23 dhe 24 prill 2016. Ndër pjesmarrësit dhe përfaqësuesit e Fedratave ishte edhe Sekretari Gjeneral i FTK-së z. Enis Qafëleshi, me ç’rast të pranishmëve ju ndanë edhe Certikifikata të nënshkruara edhe nga Thomas Bach president i Komitetit Olimpik Botëror (IOC).

13045463_10204638461721148_1953909335_n 13054645_10204638459401090_1407120315_o  13090311_10204638460321113_1891366482_n 13046335_1711962449088850_860461351_n

Ky seminar ishte vazhdimësi e Seminarit të mbajtur me 26 dhe 27 mars 2016 të organizuar po ashtu nga KOK për Presidentët e Federatave ku pjesmarrës dhe i certifikuar ishte edhe Presidenti i FTK-së z. Nuhi Gashi.

image-332afd9a278062db6dec054dbb32b8d45a4715f35181b6d33bcfd8dc3483d88c-V image-b412c3dbf7b25ec622b9fd414a56888212100fb02bd838b8eea04857a02555df-V image-fa3afd55cb77657cf1e59180351d414ca045cd890de5b6c8be8965cdde7df266-V 13062791_10204638726007755_20942923_o

 

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".