• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

DS Konfirmon Kryetarin legjitim dhe përmbushjen e detyrimeve te FTK-se ndaj MKRS-së

DS-MKRS Konfirmon Kryetarin legjitim z. Nuhi Gashin dhe përmbushjen e detyrimeve

Të nderuar miq, të nderuar anëtarë të FTK-së, struktura udhëheqëse, trajner, refer e sportistë, familjar dhe përkrahës të FTK-së, sot FTK pranoj një letër mjaftë të rëndësishme nga DS – MKRS në lidhje me të gjitha ato spekulime, shantazha, përgojime e manipulime, falë Zotit sot FTK pas takimeve maratone me DS, MKRS e shumë e shumë juristë dhe avokat, mori letrën e cila e dëshmon se kush është Kryetar i FTK-së ndonëse nga persona të pa autorizuar është thënë e kundërta, dëshmohet mbi mbylljen e projekteve të vitit 2015 dhe raportit të punës për vitin 2016 (që keto dokumentacione FTK i ka dorëzuar para kuvendit të janarit 2016) dhe se FTK do të pregatisë shumë shpejtë edhe dokumentacionin e nevojshëm të cilin FTK e ka tepër të lehtë për ta dërguar në DS – MKRS.

13076741_10204617295912016_6274073413835425889_n 13061958_10204617296232024_2459804105816316952_n

Edhe një herë FTK i falenderon shumë dashamirët e saj dhe një përshëndetje e veçantë shkon në adresë të strukturave udhëheqëse të FTK-së të cilët me një punë të palodhëshme kanë punuar që të gjitha padrejtësitë ndaj FTK-së të zbardhen dhe sot FTK të dëshmoj drejtësinë para të gjithë qytetarëve të vendit.
FTK njeherit falenderon edhe DS – MKRS për përkrahjen me mjete të dy kampionateve që FTK i organizoj me datë: 10 dhe 17.04.2016 si dhe lëshim të ketij dokumenti të rëndësishem ku vërtetohet korrektësia e FTK-së karshi DS-MKRS-së dhe gjithë qytetareve të vendit.

Me nderime
Komiteti Ekzekutiv i FTK-së

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".