• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

FTK në Kampionatin Europian të Taekwondo-se U21 ne Grozny të Çeçenisë

Federata e Taekwondo-së e Kosovës vazhdon rrugëtimin e saj në aktivitetet e radhës

Kesaj radhe ekipi perfaqesues kombetar i FTK-se udheton per ne Kampionatin Europian te Taekwondo-se U21 i cili do te mbahet ne Grozny te Çeçenise, Rusi ndermjet datave 23-26 Korrik, 2016.
Per kete pjesemarrje FTK ne menyre te vecante falenderon Unionin e Taekwondo-se Ruse dhe kryetarin e saj z. Anatoly Terekhov te cilet kane ndihmuar pjesemarrjen e perfaqesues tone, si per pajisjen me viza, si me ndihmen financiare (me heqje te biletave te udhetimit dhe te akomodimit per gjithe perfaqesuesen e Kosoves) pa te cilen nuk do te ishte i mundur ky udhetim.
Eshte hera e pare qe nje federate perfaqesuese e nje shteti i cili nuk e njeh Kosoven ndihmon ekipin tone kombetar dhe kjo si rezultat te perfaqesesimit dinjitoz nga sportistet tane te cilet  çdo here kane treguar garime cilesore dhe nje edukate te çmuar sportive si ne arenen e luftimit ashtu edhe jashte saj.
Gjithashtu, kjo vjen edhe si rezultat i  formimit te raporteve te shkelqyera te kryetarit te FTK-se me kryesuesit e federatave te Taekwondo-se se rajonit dhe botes ne vazhdimesi.
Vlen te ceket se Kosova perfaqesohet ne menyre te barabarte si te gjitha shtetet anetare, me himn dhe flamur. Ky ishte kusht i pjesemarrjes tone.
Ne shpresojme qe sportistet tane te tregojne garim cilesor dhe edukate te larte dhe ne fund te na kthehen shendoshe e mire dhe te stolisur me medale.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".