• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

FTK përfiton donacionin e dytë nga World Taekwondo

Sapo ka arritur donacioni i dytë për Federatën e Taekwondo-së të Kosovës (FTK) nga Federata Botërore e Taekwondo-së (WT) në vitin 2017 si pjesë e sponzorimeve dhe përkrahjes së vazhdueshmë të Federatës Botërore pas pjesëmarrjes në kampionatin botëror në Muju të Koresë Jugore.

Përfitues të donacionit janë disa shtete botërore nga të cilat 3 vende nga Europa (Kosova, Shqipëria dhe Sllovakia) ndërsa përfaqësimin për ndihmë nga Europa e udhëheqi Kosova me përfaqësuesin e saj, kryetarin z.Nuhi Gashi. Donacioni përmban disa palë veshje të Taekwondo-së për gradat Poom dhe Dan, disa palë këpucë profesionale për ushtrime, fokuserë (target) të dy llojeve si dhe maica për ushtrime për nxënës dhe trajner.

Vlen të theksohet se përfitues të donacionit do të jenë sportistët e klubeve anëtare të FTK-së.

Falendërim i veçantë i takon z. Ibër Alaj – Drejtor i Sportit pranë MKRS-së i cili përkrahu FTK-në që të lirohet nga taksat administrative (doganore), partnerin e FTK-së për shpeditim, kompaninë “EURO SHPED” shpk si dhe doganën e Kosovës e Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

FTK vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punojë ngushtë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të cilave iu takon, ashtu që të mundësojë kushte sa më të favorshme për sportistët e saj.

Me nderime,

IMG-20170913-WA0029

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".