• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

FTK pjesmarrëse në Kampionatin Botëror të Taekwondo-së në Muju të Koresë

Kosova pjesmarrëse në Kampionatin Botëror të Taekwondo-së për senior në Muju të Koresë Jugore

FTK po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Taekwondo-së për senior të organizaur në Muju të Koresë Jugore nga datat 24-30 Qershor.
Në këtë ngjarje të madhe të taekwondo-së paralelisht po zhvillohen shumë aktivitete të rëndësishme sportive.
Kosovën në këtë kampionat po e përfaqëson grupi prej 6 personash në krye me kryetarin dhe kryetrajnerin e reprezentacionit z. Nuhi Gashi, sekretarin gjeneral z. Enis Qafëleshi, trajnerin z. Rinor Koca dhe garuesit z. Butrint Ejupi, z. Besfort Berisha dhe z. Qendrim Sejfijaj.
Përveq garimit shumë cilesor, këtë organizim madhështor e përcollen edhe zgjedhjet e Unionit Evropian të Taekwondo-së (ETU) dhe Federatës Botërore të Taekwondo-së (WTF) në të cilat Kosova mori pjesë me të drejtë vote.

19366521_1857368074584209_4695317066087974752_n 19396657_1857368127917537_895218117663448019_n 19366497_1857368114584205_5236395076760243245_n
Gjithashtu ekipit ynë ka zhvilluar edhe disa trajnime me profesionist të nivelit botëror, ka qenë pjesëmarrës në disa seminare të rëndësishme, ka pasur edhe takime me zyrtarë të shumtë të Federatave të ndryshme kombëtare dhe udhëheqësve të Federatës Botërore, nga të cilët ka pasur shumë komplimente për afirmimin e FTK-së në Federatën Botërore.
Garuesve tanë të cilët aktualisht po marrin pjesë për hërë të parë në një Kampionat botëror për Senior, ju dëshirojmë shumë suksese.

Vlenë të theksohet së FTK është përfituese e dy programeve të Federatës Botërore të Taekwondo-së:
– Programit për zhvillim (Development Program) me sponzorimin e 5 pjesemarrësve në këtë Kampionat.
– Programit për promovim (Taekwondo Promotion Foundation) e cila i ka dhuruar Kosovës rreth 90 palë veshje sportive.
E gjithë kjo përkrahje (e vazhdueshme) që po i ipet FTK-së me udhëheqësinë e saj është tregues i qartë se Federata Botërore ka kuptuar mirë dashakeqësinë e disa personave për përuljen e FTK-së në popullin tonë.
I bëjmë thirrje MKRS-së që të përkrahë FTK-në financiarisht duke ia bërë me dije që motivi ynë ka dhe vazhdimisht do të ketë përkrahjen e Federatës Botërore të Taekwondo-së dhe instancave tjera përderisa rrugëtimi ynë është i bazuar në përputhje me planprogramet më moderne botërore.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".