• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

“KYORUGI 2016” – Kategoria “A”

Titulli i kampionit ne Kategorine "A" i takoi Akademise se Arteve Marciale "Prishtina"

KAMPIONATI VIII-te I KOSOVES NE TAEKWONDO “KYORUGI 2016” – Kategoria “A”
 
Sot ne Ambientet e Kolegjit Universitar “UNIVERSI” ne Bardhosh u mbajt pjesa e dyte e Kampionatit te VIII-te Kosoves ne Taekwondo “Kyorugi 2016” Kategoria “A”.
Vlene te permendet se javen e kaluar ne te njejtat ambiente u mbajt pjesa e pare e ketij Kampionati ne kategorine “B” ku pjesmarres ishin klube nga 5 regjione te ndryshme te Kosoves (Prishtina, Prizreni, Drenasi, Mitrovica, Gjilani) po ashtu pjesmarres ishin edhe klubet nga Fushe Kosova dhe Kastrioti. Klubi me i mire u shpall Shkolla e Taekwondo-se “Prishtina”, vendi i dyte i takoj AAM “Mitrovica” dhe vendi i treti i takoi Shkolles se Arteve Marciale “Gjilani”.
Ndersa ne pjesen e dyte te ketij Kampionati (kategoria “A”) pjesmarres ishin gjithesej pese klube nga pese qytete te Kosoves (Prishtina, Fushe Kosova, Obiliqi, Drenasi dhe Lipjani) ku gjithsej ishin 46 garues te kategorive dhe moshave te ndryshme. Titulli i kampionit si klubi me i mire ne Kategorine “A” i takoi Akademise se Arteve Marciale “Prishtina”, vendi i dyte Klubi i Taekwondo-se “Drenica” nga Drenasi dhe vendi i trete Klubi i Taekwondo-se “Kastrioti” nga Obiliqi.
_G1L3291 _G1L3323 _G1L3272
 
Se shpejti FTK shpreson te marre pjese me garuesit me te mire ne Kosove edhe ne Kampionatin Evropian per senior i cili do te mbahet ne muajin e ardhshem ne Zvicerr.
Po ashtu disa nga prioritetet e FTK-se gjate ketij viti dhe viteve ne vazhdim jane edhe masovizimi i Taekwondo-se ne Kosove, ngritja e cilesise se garimit tek sportistet, avansimi i trajnereve ne dhenje te mesimeve ne Taekwondo, rritja e numrit te refereve dhe cilesise se tyre ne referim si dhe pregatitja per hapjen e Liges se Taekwondo-se ne shkolla fillore dhe ato te mesme ne tere Republiken e Kosoves.
Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".