• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

MBAHET KUVENDI ZGJEDHOR NË KUADËR TË CIKLIT OLIMPIK 4 VJEÇAR (2016-2020)

Përveç klubeve anëtare të FTK-së të pranishëm ishin edhe monitoruesit nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe monitoruesi nga DS të MKRS

Federata e Taekwondo-së së Kosovës dje me datë 05.11.2016 me fillim në orën 10:00 në sallën e konferencave në Shtëpinë e Sportit mbajti kuvendin zgjedhor në kuadër të ciklit të ri olimpik 4 (katër) vjecar. (2016-2020).

Në këtë kuvend përvec klubeve anëtare të FTK-së (11 klube nga 5 regjione) të pranishëm ishin edhe monitoruesit e deleguar nga Komiteti Olimpik i Kosovës ( z.Ramadan Selimi dhe z.Nezir Rama dhe monitoruesi nga Departamenti i Sportit të MKRS dhe njëherit menaxher i FTK-së.
Në këtë kuvend me vota unanime Kryetar u rizgjodh zotëri Nuhi Gashi, dhe këta anëtarë të këshillit ekzekutiv:
Nënkryetarët: zotërinjët: Shaip Hajrizi, Mërgim Lushtaku dhe Bernard Tahirbegolli, Sekretar Gjeneral: zotëri Enis Qafëleshi, dhe anëtarëve tjerë të KE gjithashtu iu vazhdua mandati edhe për 4 (katër) vitet e ardhshme, kjo për shkak se e gjithe kjo kryesi deri më tani ka treguar një angazhim të madh në zhvillimin dhe masovizimin e sportit të Taekwondo-së në Kosovë, në ngritjen e nivelit organizativ, edukativ dhe garues, në mbrojtje të identitetit të kësaj federate, etj.

14917256_1721763004811384_8094640340918177717_o 14976386_1721762914811393_4135411473605787168_o 15003328_1721762921478059_7402978409084396203_o 15000771_1721763001478051_7480897237648387475_o

Ky kuvend edhe njëherë dëshmoi se kjo kryesi është legjitime dhe e zgjedhur në mënyrë demokratike, strukturat udheheqëse të kësaj federate janë plotësisht të përkushtuara në edukim sportiv, masovizim të lëvizjes së Taekwondo-së, ruajtje të shëndetit të qytetarëve, ruajtje të vazhdueshme të unitetit edhe përkunder shumë e shumë tentativave (nga jashtë FTK-së) për të instaluar përcarje në mes klubeve.
FTK do të vazhdojë të mbetet shtyllë e fortë për sukseset e sportistëve kosovarë në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare.
Falendërojmë delegatët e pranishëm të klubeve që sot ishin në këtë kuvend si dhe monitoruesit nga DS i MKRS-së dhe KOK.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".