• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

Nën organizimin e KOK-ut, do të mbahet “Kursi teknik për trajnerë” Niveli 1

Nën organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës (Kosovo National Olympic Committee ) dhe me mbështetjen e Solidaritetit Olimpik Ndërkombëtar, trajnerët e klubeve anëtare të Federatës së Taekwondo-së së Kosovës do të perfitojnë njohuri të reja në kuadër të Kursit teknik për trajner të udhëhequr nga eksperti i Federatës Botërore të Taekwondo-së ( World Taekwondo ), profesori z. Sun Jang Lee.

Kursi mbahet nga data 19 deri me 22 Janar dhe përfshin pjese teorike dhe praktike.

Kryetari z.Nuhi Gashi dhe kryesia e FTK-së falenderon Komitetin Olimpik te Kosovës për përkrahjen në zhvillimin dhe avancimin e Taekwondo-së në Kosovë.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".