• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS ARRIN NË BAKU 2015

Arbes Jahiri, sportist nga Akademia e Arteve Marciale "Prishtina" është ai i cili do të përfaqësojë Kosovën në Taekwondo

Përfaqësuesja e Kosovës në Taekwondo ka arritur në Fshatin Olimpik – Baku dhe iu bashkua pjesës tjetër të delegacionit nga KOK-u dhe federatat tjera të Kosovës të cilët kanë ardhur ditë më herët.

Arbes Jahiri, sportist nga Akademia e Arteve Marciale “Prishtina” është ai i cili do të përfaqësojë Kosovën në Taekwondo në kategorinë -80 Kg. Me Arbesin udhëton edhe Kryetari i FTK-së në cilësi të trajnerit të Reprezentacionit në Taekwondo

Kjo do të jetë edhe një përvojë shtesë si për garuesin tonë ashtu edhe për Trajnerin për të kontribuar në të ardhmen në ngritjen dhe masovizimin e sportit të Taekwondo-së në Kosovë.
Arbesi do të garoj me datë 18 qershor 2015. 

1794723_813272465436378_1417156028228290516_n  10408482_811845408912417_1608037349525862216_n
Gjatë ditëve në vijim pritet të bashkangjiten edhe sportistët e federatave tjera dhe së bashku të japin maksimumin si të garuesëve në garim ashtu edhe të tjerëve në përkrahje për të fituar sa më shumë medalje olimpike.
Pjesëmarrja e kosovarëve në Lojërat Olimpike është një nderë dhe mundësi e madhe për të përfituar të mira të shumta si të medaljeve po ashtu të përvojes, andaj shpresoj fuqishëm që këto dhe mundësitë tjera që nuk i cekëm, të gjithë ne që do të jemi pjesë e kesaj ndodhie në Baku të mos i lëshojme prej dore. Por të marrim mësim dhe ta kultivojmë në vendin tonë se si duhet të sillemi, si duhet të garojmë, si duhet të organizojmë një aktivitet e shumë e shumë gjëra tjera.
Lutem për suksese të sportistëve, lutem për përkrahësit e sportistëve tanë nga qytetarët tanë në Kosovë dhe kudo tjetër.

Nuhi Gashi

Kryetar i FTK-së dhe trajner i Përfaqësueses së Kosovës

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".