• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

U ÇERTIFIKUAN 21 TRAJNERË TË TAEKWONDOSË

Nga eksperti ndërkombëtar i dërguar nga Federata Botërore te Taekwondosë, z. Sunjang Lee.

21 trajnerë të Taekwondosë janë çertifikuar të hënën, pas vijimit me sukses të nivelit të parë të kursit për trajnimin e trajnerëve.
Atyre për katër ditë, u ligjëroi eksperti ndërkombëtar i dërguar nga Federata Botërore te Taekwondosë, z. Sunjang Lee.

26910101_1875393259199371_1229921919100814535_o 27021503_1874605939278103_2485126131000178762_o 27021769_1875389502533080_7319281775948598356_o 27173248_1875389772533053_4549868008109792563_o

I pranishëm në ndarjen e çertifikatave ishte edhe presidenti i KOK-ut, z. Besim Hasani.
“Ky është një aktivitet i planifikuar për vitin 2017, por meqenëse nuk është realizuar gjatë vitit 2017, kjo po realizohet në vitin 2018 dhe unë jam shumë i lumtur që kishte interesim të jashtëzakonshëm, e ku u ndanë diku 21 çertifikata, do të thotë 21 trajnerë të kësaj federate tashmë janë të çertifikuar dhe kanë mësuar shumë gjatë këtyre katër ditëve”, tha z. Hasani.
Eksperti ndërkombëtar i Taekwondos, Sunjang Lee tha së është i lumtur që ishte këtyre ditëve në Kosovë. Sipas tij, Taekwondo është duke u zhvilluar mirë në Kosovë, edhe pse është sport i ri i pranuar në Federatën Ndërkombëtare. Lee është i bindur se nga Kosova do të dalin kampion bote.
Kursin e kanë vlerësuar lartë edhe trajnerët. Nexhat Danjolli tha se kanë marrë njohuri të shumta, që do t’u ndihmojnë në zhvillimin e taekwondosë në Kosovë.
Koordinator i kursit ishte Ymer Rama, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut.

26850248_1874610735944290_6692073528313953776_o taekkk 27021503_1874605939278103_2485126131000178762_o 26952392_1871950059543691_2460748235043027533_o

http://noc-kosovo.org/?page=1%2C8%2C688

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".