• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

OUR CLASSES

KAMPIONATI I VIII-të I KOSOVËS NË TAEKWONDO “KYORUGI 2016”

Kampionati u organizua nga Federata e Taekwondo-se e Kosoves si dhe e inicuar dhe e mbeshtetur edhe nga Departamenti i Sportit prane MKRS.

Dje ne ambientet e Kolegjit Universitar “Universi” ne Bardhosh te Prishtines u mbajt Kampionati i VIII-të i Kosovës në Taekwondo “Kyorugi 2016” ne kategorine B.

Kampionati u organizua nga Federata e Taekwondo-se e Kosoves si dhe e inicuar dhe e mbeshtetur edhe nga Departamenti i Sportit prane MKRS. Ne kete ngjarje sportive moren pjese rreth 90 garues nga keto qytete te Kosoves si: Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Gjilani, Drenasi, Lipjani, Obiliqi dhe Fushe Kosova. Te ftuar ne kete ngjarje kane qene te gjitha klubet anetare te FTK-se si dhe ato te cilat tashme kane aplikuar per anetaresim ne FTK.

_G1L3095  _G1L3104  _G1L3096  _G1L3143

Klubi me i mire ne kete Kampionat u zgjodh Shkolla e Taekwondo-se “Prishtina” nga Prishtina, vendi i dyte i takoi Akademise se Arteve Marciale “Mitrovica” nga Mitrovica ndersa vendi i trete i takoi Shkolles se Arteve Marciale “Gjilani” nga Gjilani.

Me daten 17.04.2016 ne po te njejtin ambient te Kolegjit Universitar “Universi” ne Bardhosh, do te mbahet vazhdimi i ketij Kampionati ne kategorine A. Edhe ne kete pjese te kampionatit pritet qe pjesmarrja te jete masive  edhe nga qytete tjera te Kosoves si dhe nga te gjitha klubet anetare ne FTK, si dhe ato te cilat kane aplikuar per anetaresim.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".