• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

PËR NE

Federata e Taekwondo-së të Kosovës është themeluar në vitin 2001 duke u bazuar në Rregulloret e atëhershme të UNMIK-ut për sport dhe Rregulloren për lirinë e veprimit të OJQ-ve, ndërsa sot funksionin në bazë të Ligjit për Sport dhe akteve tjera të Republikës së Kosovës. Njëherit është i vetmi institucion legal qeverisës për sportin e Taekwondo-së ne territorin e Republikës së Kosovës.

Kryetar i parë i saj ishte z. Sylejman Çerkezi themelues i Federatës Shqiptare të Taekwondo-së dhe mjeshtër 3 Dan në Taekwondo. Në vitin 2004 Kryetar i FTK-së u zgjodh z. Mahir Hasani i cili për arsye personale dorëhiqet pak muaj pas zgjedhjes së tij.

Në vitin 2008 FTK riorganizohet dhe me shumicë votash zgjidhet Kryetar i FTK-së Arkitekt Veton Berisha dhe Sekretar Gjeneral Bardh Biçaku të cilët vetëm 6 muaj më pas shkarkohen nga kjo pozitë në një Kuvend të Jashtëzakonshëm Zgjedhor të FTK-së. I njejti vendim është konfirmuar edhe në disa Kuvende të tjera.

FTK ishte Licencuar në Shtator 2008 nga MKRS, mirëpo për shkak të problemeve të brendshme të cilat lindën pas keqperdorimit të pozitës nga shumica që udhëheqte me FTK-në ajo u pezullua.

Prej 23 Marsit 2009 FTK Udhëhiqet nga Nuhi Gashi Kryetar (i Diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sportive, duke Magjistruar tani në Shkenca të Sigurisë, Mjeshtër 5 Dan në Taekwondo) njëherit themelues i Taekwondo-së në Kosovë dhe Durim Berisha Sekretar Gjeneral (Jurist i Diplomuar, Mjeshtër 3 Dan në Taekwondo, njëherit ndër garuesit më të suksesshëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare) të cilët në Maj 2009 anëtarësuan FTK-në në Euro Taekwondo Federation, ndërsa më 14 Tetor 2010 edhe zyrtarisht nga Ministri i atëhershëm për Kulturë, Rini dhe Sport z. Lutfi Haziri pranojnë Licencën e kësaj Ministrie për FTK-në.

Menjëherë pas ri-licencimit nga MKRS, kryesia e FTK-së arrin që të siguroj nga Federata Botërore të drejtën e paraqitjes në evenimente zyrtare (përjashtim Kampionati Boteror dhe ato Kontinentale) të Reprezentacionit të Kosovës në Taekwondo. Qysh në pjesëmarrjen e parë në turneun Ndërkombëtar të organizuar nga Federata Evropiane e Taekwondo-së në Bullgari, Reprezentacioni i Kosovës arrin të rrëmbej gjithsejt 4 medale, duke shënuar një debutim të suksesshëm të FTK-së në evenimentet zyrtare ndërkombëtare.

Pas angazhimeve të vazhdueshme në Qershor 2012 arrihet Vendimi i parë pozitiv për anëtarësim të FTK-së në Federatën Botërore të Taekëondo-së, ndërsa si rezultat i punës së palodhshme të krerëve të FTK-së, Federata Botërore në vitin 2013 ndryshon edhe Statutin e saj vetëm që të pranoj Kosovën si anëtar të saj.

Që nga 8 Qershori 2013 FTK është anëtare në Federatën Botërore të Taekwondo-së (WTF), Federatën Evropiane të Taekwondo-së (ETU) dhe Federatën Ballkanike të Taekwondo-së (BTU) me çka nënkuptohet se sportistët e Kosovës kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha evenimentet e organizuara nga këto organizma ndërkombëtar të Taekëondo-së të barabartë me të gjithë sportistët e shteteve tjera.

Në vitet e fundit FTK është angazhuar që të masovizoj sportin e Taekwondo-së në Kosovë dhe në ngritjen profesionale të sportistëve dhe trajnerëve duke hapur klube të reja. Gjithashtu sot FTK ka 2 Trajner me licencë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe 24 Referë të Licencuar të cilët kanë ndarë drejtësinë në disa evenimente ndërkombëtare përfshirë edhe Kampionatin Botëror të Taekwondo-së.

Disa nga Sukseset e FTK-së:

2009

  1. Qershor, Kroaci – 8 Medale në “International Taekwondo Triathlon” në Zagreb
  2. Kampionati i Kosovës 2009

2010

3. Kampionati Mbarëkombëtar në muajin Maj me rreth 200 garues pjesëmarrës
4. Aprovimi për pjesëmarrje në Garat Kampionale të organizuara nga Federata Botërore dhe Evropiane
5. Bulgaria Open 2010 – 4 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
6. Kampionati Kombëtar në Poomsae

2011
7. Pjesëmarrje për të parën herë në garat e Nivelit G1 – në Dutch Open
8. Pjesëmarrje për të parën herë në garat e Nivelit A-Class në Belgium Open
9. Laussane Open 2011 – 1 medale për Reprezentacionin e Kosovës
10. Kampionati i Kosovës në Taekowndo
11. Kampionati Mbarëkombëtar në Taekwondo
12. Licencimi për të parën herë i Referëve nga Kosova

2012
13. Anëtarësimi në Federatën Botërore (Aprovimi nga Këshilli i WTF)
14. Anëtarësimi në Kukkiwon
15. Kampionati i Kosovës 2012
16. Thesalloniki Open (Greqi) – 2 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
17. Për të parën herë një Refer nga Kosova Referon në një aktivitet ndërkombëtar
18. “Kaçaniku Open” Organizuar Nga FTK në përkrahje të masovizimit të Taekwondo-së në qytetin e Kaçanikut.

2013

19. Anëtarësimi në Federatën Botërore (Aprovimi nga Asambleja Gjenerale)
20. Anëtarësimi në ETU dhe BTU
21. Karlovac Open 2013 (Kroaci) – 1 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
22. World Martial Arts Festival (Austri) – 2 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
23. Kampionati Ballkanik 2013 – 6 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
24. Rottenburg Pokal (Gjermani) – 1 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
25. Park Pokal (Gjermani) – 1 Medale për Reprezentacionin e Kosovës

2014

26. Coupe Espoirs Rhone Alpes (Francë) – 1 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
27. Kampionati Botëror për Fëmijë (Gjermani) – 1 Medale për Reprezentacionin e Kosovës
28. Referët nga Kosova shpërblehen të vetmit për Referim korrekt në këtë Kampionat.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".