• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

Basri Kastrati

Basri Kastrati

NËNKRYETAR I FTK-SË / Vice President

Basri Kastrati  është i lindur me datë: 27.05.1968 në Karaqevë të Kamenicës (Kosovë).

I profesionalizuar në Mbrojtjen dhe Ndihmen ndaj viktimave, z.Kastrati ushtron rolin e Menaxherit të Zyres për Mbrojtje dhe Ndihmë ndaj Viktimave pranë zyres së Kryeprokurorit të shtetit të Kosovës që nga viti 2013. Paraprakisht ka punuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës  në njësitin për vlerësimin e Performancës së Prokurorive për më se 2 vite.

Nga viti 2002 deri më 2011 z.Kastrati ka punuar pranë Ministrisë së Drejtësisë / Divizioni për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave si Shef në sektorin për trajnime.

Gjithashtu, nga viti 2000 deri më 2002 ka punuar në Kryqin e Kuq Ndërkombëtar në detyrën e  Këshilltarit Psikosocial.

Z.Kastrati ka qenë i angazhuar edhe si Këshilltar për Parandalimin e Trafikimit të fëmijëve“Save the Children” për 3 vite (me gjysmë-orari).

Përveç këtyre, z.Kastrati për 12 vite të tëra ka qenë Trajner i kursit të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore në kuadër të Qendrës për edukim dhe zhvillim në “Shkollën e Policiës në Vushtrri”.

  1. Bastri Kastrati është person shumë i pregaditur profesionalisht si Jurist i Diplomuar, Absolvent i Fakultetit të Mjekësisë në periudhë të vështirë të paraluftës dhe i çertifikuar në:

– Mbrojtjen e Viktimave – 2003,

– Dhuna në familje – 2004,

– Trafikimi me Qenie Njerëzore – 2010,

– Vrasjet dhe kompenzimi i viktimave – 2015,

– Trjanime dhe konferenca kundër trafikimit me njerëz:

– Bukuresht (Rumani) / 2007

– Romë (Itali) /2008

– Sofie (Bullgari) / 2008

– Lion (Francë) / 2009, etj.

  1. Kastrati flet gjuhën Shqipe, Angleze dhe Serbe.

Gjithashtu njeh fushën e IT-së dhe punën në programet relevante për profesionin e tij.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".