• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

ENIS QAFËLESHI

ENIS QAFËLESHI

SEKRETAR GJENERAL I FTK-së / Secretary General

z.Enis Qafëleshi është i lindur me 23.09.1992 në Prizren.

Mban titullin baçelor i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në profilin e Inxhinierisë Elektronike, i diplomuar në vitin 2016.
Shkollimit të Z.Qafëleshit i bashkangjitet edhe njohja e gjuhëve të huaja: Gjuha Angleze dhe Gjuha Turke.

Nga Korriku i vitit 2011 deri në Qershor të vitit 2012 punoi si GIS Analist në “GIS Data and Analysis Center LLC” me seli në Prizren.
Përgjate viteve të studimeve ishte pjesë e projekteve të ndryshme profesionale të përqendruara në fushën e zhvillimit të Software-it.
Nga Nëntori i vitit 2015 punon si Inxhinier i Software-it në kompaninë e telekomunikacionit “IPKO” në Prishtinë.

Ka kryer dhe përcjell praktika të shumta profesionale dhe teknike.
Pasioni për sportin: Nga viti 2004 deri më 2010: Lojtar i gjeneratave pioner, kadet, junior e senior pranë Klubit Basketbollistik “Bashkimi”, Prizren.

Prej vitit 2008 deri më 2010 ishte trajner i grupmoshave deri në moshën 14 vjeçare në Klubin Basketbollistik “Junior 06” Prizren.
Mars 2013 – vazhdon: Praktikues i Artit Marcial Taekwondo dhe anëtar i Klubit të Taekwondo-së “Prishtina”.

Hobi: leximi, sportet, aktivitetet sociale.

Në Tetorin e vitit 2015, z.Qafëleshi emërohet Sekretari Gjeneral i Federatës së Taekwondo-së të Kosovës, detyrë të cilin e kryen me shumë vullnet.

Në Asamblenë Gjenerale të Komiteti Olimpik të Kosovës të mbajtur në vitin 2016 në kuadër të ciklit të ri Olimpik 2016-2020, z.Qafëleshi zgjedhet anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".