• +37744171584
  • Contact

    Let's Keep In Touch!X

    ADDRESSHouse of Sport; Rr. Agim Ramadani p.n., 10000 Prishtinë - Republika e Kosovës

    LEAVE A COMMENT

    Sending your message. Please wait...

    Thanks for sending your message! We'll get back to you shortly.

    There was a problem sending your message. Please try again.

    Please complete all the fields in the form before sending.

FERIZ IMER DEDA

FERIZ IMER DEDA

NËNKRYETAR

I lindur 02.02.1968 në Vranovc i epërm. Jeton në Kaçanik të vjetër Komuna Kaçanik. Inspektor i Pylltarisë Komuna Kaçanik. Invalid i luftes se UÇK-së. Pjesmarrës në luftën e Kroacisë në qytetin e Vukovarit si pjestarë i APJ-së pastaj kalon në forcat kroate ZNG, për një kohë të shkurtër nga atje kthehet në Kosovë ku jeton ilegalisht si pjestar aktiv i UÇK-së ku edhe plagoset në rolin e udhëheqesit të togut, pas përfundimit të luftes del në ndihmë edhe luftës në Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc si dhe luftes në Maqedoni. Tash kryen detyrën e Inspektorit të pylltarisë. Ka të kryer Shkollën e mesme të pylltarisë si dhe Fakultetin në shkencat e kriminalistikës.

Taekwondo është një nga artet Koreane marciale më të sistemuara, dinamike dhe shkencore, art ky i cili mëson më shumë se aftësitë fizike për të luftuar. Taekwondo është një diciplinë që tregon rrugët për përmirësimin e shpirtit, trupit, mendjes dhe jetës sonë përmes trajnimit. Taekwondo është bërë një sport global dhe ka fituar një reputacion ndërkombëtar, ku qëndron në mesin e lojërave zyrtare Olimpike.
Kuptimi i fjalës "Tae Kwon Do", është i përbërë nga tri fjalë "Tae" që do të thotë shputë ose këmbë, "Kwon" që do të thotë grusht ose goditje dhe "Do" që do të thotë rrugë ose diciplinë. Në qoftë se bëjmë këto tri pjesë së bashku ne mund të shohim dy koncepte të rëndësishme që qëndrojnë pas emrit "Tae Kwon Do".